Çantën e vjedhur të njërit prej anëtarëve të delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli.
Ai ka thënë se shpreson që Skender Hyseni do ta ruajë interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij.
Postimi i tij:
Shpresoj që Skenderi do e ruaj interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij. 😢🤭 Por sbesoj që Serbia ka me zbulu ndonjë dokument të ndieshëm në atë çantë, se ska pas letra me strategji ,as ndonjë taktikë të re që me detyru Serbinë me na njoh, përveq strategjisë deritashme Tu Pa Tu ba…
Ndryshe, pas raportimit të lajmit për vjedhjen e një çante në Bruksel, ka reaguar anëtari i delegacionit kosovar Muhamet Mustafa, duke thënë se në çantë ka pasur dokumente personale dhe të holla.
Ai ka mohuar se aty ka pasur dokumente të shtetit.
Ndërsa, koordinatori shetetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, tha për Gazetën Express se lajmi për vjedhjen e çantës me dokumente të shtetit “është spekulim i pakrypur”.