Deputeti i LDK-së paralajmëron rikthimin e karantinës nga muaji shtator

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pas rritjes së rasteve të infektimeve me COVID 19, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.


Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka deklaruar se pas rritjes së vazhdueshme të rasteve qeveria do të detyrohet të marrë masa.

Postimi i tij:

562 raste vetëm sot. Brenda pak ditësh do të arrijë në 1.000 raste në ditë, çdo ditë. 7.000 raste të reja në javë, çdo javë.

Me këtë ritëm, Qeveria do të detyrohet drejt një niveli karantinimi nga shtatori/tetori. Kjo do të jetë dëmtuese për ekonominë, deri në shkatërrim.

Në mungesë menaxhimi, qytetarëve na mbetet vetëm vaksinimi. Ju lutem vaksinohuni!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme