Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi përkrah idenë e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës prej 100% për mallrat serbe dhe ato boshnjake. Veseli ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120, duke vendosur disa kushtet për Serbinë.
Kelmendi i tha Ekonomia Online se është pro taksës, por që nëse ajo i prishë raportet miqësore me Amerikën, atëherë ajo duhet të pezullohet përkohësisht.
“Vendosjen e taksës ne të gjithë e kemi mbështetur dhe normalisht se gjithmonë do ta mbështesim si taksë. Nëse kjo taksë prishë raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, pra ne kemi arritur në atë pikë që të gjitha kërkesat e BE-së po anashkalohen sikur mos të ishte fare BE-ja faktor këshillimi dhe mbështetje për Kosovën, pastaj ne kemi filluar mos ta anashkalojmë edhe kërkesat e ShBA-së pa marrë parasysh kemi të drejtë apo s’kemi të drejtë edhe pse e drejta është në anën tonë.
Kelmendi tha se Kosova duhet t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtarë edhe pse taksa ka qenë vendim i brendshëm dhe i pa ndikuar nga askush.
“Ne duhet ti dëgjojmë miqtë ndërkombëtarë, çdo Qeveri, sa herë dëshiron mundet ta pezullojë dhe sa herë dëshiron mundet ta rikthejë, për arsye se është vendim i brendshëm i Qeverisë dhe është vendim i pa ndikuar nga askush”.
Deputeti Ramiz Kelmendi, tha se me vendosjen e taksës dhe mospezullimin e saj, Kosova po ndëshkohet me mosliberalizimin e vizave si dhe po iu sjellë probleme liderëve kosovarë duke i penguar ata edhe në udhëtime zyrtare.
“Nëse dikush thotë i prishë raportet e dikush thotë nuk i prishë raportet, pra ne kemi mundësi vetëm me pritë raportin e këtyre e raporteve, kemi prishje të raporteve publike dhe prishje të raporteve në heshtje, pra mosdhënia e vizave pastaj ndalimi i të gjithë politikanëve që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sipas Kelmendit, Kosova duhet të jetë e kujdesshme, duke mos i prekur dhe cenuar interesat e ShBA-së.
“Është një masë politike e butë për shkak të opinionit rus të tregoj që edhe pse është kjo taksë, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova i mbajnë raportet e tyre, mirëpo nëse ne e kalojmë kufirin siç kanë cek gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur vijnë në pyetje interesat e ShBA-së, asnjë mik edhe Kosova të jetë, nuk mundet të ia cenojë interesat kombëtare të ShBA-së”.
Kelmendi foli edhe protestat e ish-punëtorë të kompanisë që udhëheq “Elkos Group”.
Ai u shpreh se kjo është çështje e memaxhmentit dhe se ka qenë e drejtë e punëtorëve të protestojnë për arsyet e tyre.
“Ato janë çështje jo politike, çështje të menaxhmentit, është e drejtë e tyre me protestuar dhe të kërkojë të drejtë”.