Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka shkruar se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.
“Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja””, shkroi Rexhaj në Facebook.
Ai shkroi se kryeprokurori “ia bëka agjendën prokurorit të rastit”, duke i thënë atij që “ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë”.
“Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, shkroi Rexhaj.
Hovenier takohet me ministrin e ri të Mbrojtjes: Mezi pres të bashkëpunojmë për tranformimin e FSK-së në një forcë mbrojtëse multietnike.