Deputeti i PDK-së: Kurti dhe njerëz afër tij, tash e 6 vjet bëjnë përpjekje për ndryshimin e historisë së Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2026 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka hedhur kritika të shumta lidhur me përmbajtjen e ekspozitës “Masakrat në Kosovë, 1998-1999”.

Në emisonin Info Magazine në Klan Kosova, deputeti Behrami ka thënë se kjo ekspozitë më shumë ka portretizuar narracionin e Serbisë, sesa perspektivën reale të vuajtjes dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se një rast i tillë nuk është i izoluar, por sipas tij, është në kuadër të përpjkejeve të vazhdueshme nga qeveria e Albin Kurtit, siç ka thënë, të ndryshuar gjithë historinë e Republikës së Kosovës, për çka deputeti i PDK-së ka shtuar se Kosova është ballafaquar me tri përpjekje për ndryshimin e historisë së saj.

Ai ka thënë se njëra përpjekje e vazhdueshme ka qenë nga Serbia, tjetra nga Gjykata Speciale, si dhe ka përmendur edhe narracionin brenda Kosovës, që sipas tij, ka çuar përpara idenë e ndryshimit të historisë.

“Tash e 6 vite, prej kur Kurti është në pushtet e kemi një përpjekje të brendshme, ku me personazhe si Donika Gërvalla, Shkelzën Gashi, Rron Gjinovci, Vudi Xhymshti dhe personalitete tjera, Albin Kurti është munduar që të ndryshojë historinë e Kosovës, sepse në këtë histori nuk ka pjesë, nuk ka hise, nuk ka trashëgimi.”, ka thënë Behrami.

Të ngjashme