Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë sot se Lidhja Demokratike e Kosovës ka gabuar kur nuk i ka dhënë nënshkrimet për dërgimin e presidentes Vjosa Osmani në Kushtetuese për vendimin për shkarkim të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.
Kjo pasi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qeveria Kurti deri më tani ka bërë katër shkelje të Kushtetutës.
E Qalaj tha se është mirë që LDK-ja i përmendi këto shkelje. Kjo pasi sipas tij, tri nga këto raste i ka dërguar në Kushtetuese, PDK-ja.
“Kjo ka qenë qartë një shkelje kushtetuese e vërtetuar edhe në raportet e BE-së dhe të Departamentit amerikan të shtetit”, ka thënë ai.