Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha tha se beson fuqishëm në pafajësinë e ish-presidentit Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pastërtia e luftës së UÇK-së është konfirmuar disa herë nga drejtësia ndërkombëtare, kjo do të ndodhë përsëri”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.
“Krenar me ju, ju presim ballëhapur dhe faqebardhë çlirimtarët tonë”, përfundoi ai.