Deputeti i zgjedhur i Lëvizjës Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur urime për ditëlindjen e 75-të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Për shumë vjet pjesë e LDK’së, Bulliqi nuk ka harruar ta urojë ish-liderin shumëvjeçar të LDK’së.
“Urime datëlindja e 75 -të, president Rugova!”, ka shkruar deputeti i VV’së për presidentin që vdiq në janar të vitit 2006.
Ndërkaq ky është urimi i vetëm për ish-presidentin nga adresa e Vetëvendosjes.
Njohja e figurës së Rugovës ka qenë një nga konfliktet e përhershme të LDK-së dhe VV-së që tash po tentojnë të bëjnë marrëveshje të përbashkët për qeverisje.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe zyrtarë të kësaj partie asnjëherë nuk kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-udhëheqësit të LDK-së dhe ish-presidentit të Kosovës.