Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka sfiduar Ministrinë e Tregtisë për skandalin e rezervave shtetërore. Të martën, deputeti nga Rahoveci ka dorëzuar kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Përmes kërkesës zyrtare, ai ka kërkuar qasje nga MINT-i në pagesat dhe konfirmimin e pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit nga mjetet e dedikuara për rezervat shtetërore.
Ndonëse kërkesa është realizuar në emër të deputetit Korenica, ajo është iniciuar bashkërisht me Blend Zymin.
Zymi ka thënë se sot e ka telefonuar deputetin Korenica dhe i ka kërkuar atij që ta përgatisin së bashku një kërkesë për Qasje në Dokumente Publike në MINT.