Deputeti i VV-së ankohet se KFOR-i i luajti fjalët, kërkoi “pak kohë” për heqjen e barrikadave – pas 14 ditësh kërkon dialog

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 00:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, ku i ka shprehur pakënaqësitë e tij, ndaj misionit të KFOR-it, ku ka thënë se këta të fundit kanë kërkuar pak kohë për t’i zhbllokuar rrugët në katër komunat veriore të cilat janë bllokuar nga bandat kriminale me uërdhët të presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq-it.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka deklaruar Abrashi.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimit nga misioni i KFOR-it për të është i papranueshëm.

“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale” , ka përfunduar Abrashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme