Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, ku ka shqyrtuar e miratuar disa raporte.
E deputeti i LVV-së, Milazim Salijaj sot kishte ditëlindjen, ku ka mbushur 58 vjet.
Deputeti është kujdesur që pak para përfundimit të seancës t’u shpërndajë çokollata kolegëve deputet.
Çokollata deputeti Salijaj u dha edhe gazetarëve e kameramanëve që ishin të pranishëm në seancë.
Këto çokollata nuk arritën t’i shijojnë deputetët e opozitës të cilët kishin lëshuar seancën pak minuta më parë.