Deputeti i VV-së flet për dorëheqjen nga Komisioni për Arsim, “jam i pakënaqur me veten”

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka ka folur për dorëheqjen e tij nga Komisioni për Arsim në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se nuk është larguar nga Lëvizaj Vetëvendosje por vetëm nga ky komision.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka lënë të nënkuptohet pakënaqësia e tij me LVV, shkruan Demokracia.com.

“E vërteta është kjo: unë kam dhënë dorëheqje nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Arsyeja kryesore e dorëheqjes është pakënaqësia ime me veten, por dhe pamundësia që e kam përjetuar për të bërë më shumë, duke qenë se shumica e ideve dhe propozimeve të mia nuk kanë gjetur mbështetjen apo nuk janë realizuar në këtë komision. Prandaj, e kam gjykuar që dikush tjetër mund të bëjë përfaqësim më të mirë duke mos u perceptuar si “pengesë”. Ndërkaq, nuk është e vërtetë që jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as që e kam ndërmend të bëjë diçka të tillë. Brenda apo jashtë Kuvendit unë do të jem në mbështetje të parimeve dhe vlerave të mirëfillta të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Uka.

Deputeti Uka është shprehur se angazhimin e tij për edukim do ta ta vazhdojë edhe më tej.

“Angazhimin tim për edukimin e hershëm si bazament për ndryshim, arsimin cilësor, përfshirjen e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, hulumtimin shkencor dhe për shumë tema të tjera do t’i realizoj në Kuvendin e Kosovës edhe për një kohë, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme