Debatet rreth temave të nxehta në Kuvend, për marrëveshjen me Serbinë, asaj me NATO-n, ngacmimet seksuale ndaj vajzave të mitura, kriza ekonomiko-sociale dhe situata me pandemi në Kosovë, nuk e kanë shqetësuar aspak deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Shqetësimi i Bashës është fokusuar te rregullimi i kravatës, raporton Zeri.info.
Basha ka hapur në seancë llaptopin e tij, duke ndjekur një video në Youtube se si rregullohet kravata.
Madje ai shihet duke praktikuar udhëzimet e dhëna në video në kravatën e tij.
Basha në zgjedhje ka marrë 10 mijë e 311 vota nga banorët e Kosovës që të jetë zë i tyre për përmirësimin e jetës dhe nuk besojmë se ndonjë nga ta është i interesuar të dijë si i rri kravata.