Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, ka kërkuar falje publike për deklaratën e tij të sotme, me të cilën duke kritikuar opozitën përdori një shprehje krahasuese me të verbërit.
Ai e ka pranuar se ishte gabim qasja e tij ndërsa e cilëson si ‘lëshim të momentit’.
”Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.
Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt”, shkruan ai në sqarimin e tij.
Basha gjatë seancës tha sot se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është ‘si me i lypë qorrit sy’.
E kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta ndaj dhe pasoi dhe reagimi i tij të cilin e bëri përmes facebook-ut.