Deputeti i VV-së: Ky person e shkarkoi Rashit Qalajn nga pozita e drejtorit të policisë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga drejtori i Policisë së Kosovës, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, duke thënë se Haki Rugova e ka shkarkuar.

Bajqinovci ka shkruar se Rugova, i cili ditë më parë u arrestuar nga policia e ka shkarkuar Drejtorin e Policisë.

“Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë, që Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Vendim për shkarkim mbështet në nenin 39/1, pika 1.6, të Ligjit për Policinë dhe i referohet performances jo të mirë të ish-drejtorit Qalaj.

Ndryshe Rashit Qalaj është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës në gusht të vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme