Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, iu ka shkruar letër publike sot kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, dhe nënkryetarit Agim Veliu.
Në këtë letër, Kokaj ka kërkuar që të shtyhet formimi i qeverisë deri pas përfundimit të pandemisë, pasi sipas tij, efikasiteti i menaxhimit aktual mjaft efikas, mund të ç’rregullohet dhe numri i vdekjeve mund të rritet.
“Dëmet e lartpërmendura të partive dhe skena politike do të jenë të pariparueshme. Ndalojeni, në këto ditë izolimi, turbulencat vijuese politike ,mos formoni qeveri mbi qeverinë, fërkime agresive kushtetuese dhe ligjore”.
“Ndaloni, thërrisni zërin e mendjes dhe të ndërgjegjes, prisni edhe disa ditë, kur gjithçka do të kthjellohet me zgjedhje të reja demokratike. Së fundi, brenda atdheut, të gjithë jemi vëllezër, thirreni inteligjencën emocionale, ndërgjegjen njerëzore, jepjani mundësinë rrjedhjeve të lëmuara demokratike civilizuese”.