Deputeti i VV-së me status ku i përmend Devollët, ambasadorin gjerman dhe birrën

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu ka shkruar një status mjaft të çuditshme, ku brenda dy rreshtave ka përmendur Blerim dhe Shkëlqim Devollin, ambasadorin gjerman, Johrn Rohde dhe birrën.

Lahu këtë status e ka shkruar pas vizitës së ambasadori Rode tek Birra Peja, duke thënë se “thojshin” që te Devollet, Blerimin është i keq a Shkelqimi i mirë.

Më pas deputeti i VV-së ka vazhduar se në këtë rast, ambasadori gjerman, Johrn Rohde, kish me thanë se njëjtë janë, plus-minus një birrë.

“Thojshin që te Devollt, Blerimi është i keq a Shkelqimi është i mirë. Ambasadori gjerman, Johrn Rohde, kish me thanë: njejtë janë, plus-minus një birrë. Mozallah tjetër sen, përveç birrës.” – ka shkruar Lahu.

Kujtojmë se, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë ditës së mërkurë ka vizituar fabrikën e Birrës Peja.

Gjatë vizitës së tij në fabrikën Birra Peja, ambasadori Rohde u prit ngrohtësisht nga Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli dhe Jona Devolli.

Atij iu dha një vështrim ekskluziv nga prapaskenat e procesit të prodhimit të birrës, duke dëshmuar mjeshtërinë që e ka bërë Birra Peja, një emër i njohur i birrës në Kosovë.

Të ngjashme