Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se në Kosovë, çmimi i rrymës është më i liri në Ballkan.
Ai ka thënë se është bursa ndërkombëtare ajo që e përcakton çmimin e energjisë elektrike.
“Në Kosovë, rryma është më së liri në Ballkan. Te çështja e energjisë, është bursa ndërkombëtare që e bën përcaktimin e çmimit, nuk e bën ajo se sa i pasur apo varfër është një vend”, ka thënë Bajrami.
“Te ne nuk janë krijuar resurse që të kishim pasur shfrytëzim ose prodhim adekuat. Nëse e ke fjalën për marrëveshjen me Counterglobal, në të gjitha investimet e reja që kanë ndodhur në regjion, kostoja e një termocentrali ka shkuar aq sa është pretenduar të bëhet në Kosovë, ka shkuar sa gjysma e çmimit sa janë marrë vesh”, ka shtuar deputeti.