Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj e ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, për të dhënë lajmin se ka vdekur një akademik shqiptar me renome botërore.
Sipas tij, po e jep pak me vonesë këtë lajm por, Artan Boriqi, që ka vdekur ka qenë një shkencëtar me renome.
“Koleg të nderuar dua të ju informoj për një lajm të hidhur për vdekjen e akademik Artan Boriqit, shkencëtar me renome në NASA e në institucione të tjera”, ka thënë Kokaj.
Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nder të tij.
Në fakt, Artan Boriçi ka vdekur në mars të vitit 2021, pra para më shumë se 18 muajsh.
Shkencëtari Artan Boriçi, ishte ndarë nga jeta me 26 mars 2021. Akademiku i asociuar Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi lindi në Tiranë në 19 prill 1965 por është me origjinë nga Shkodra pasi është djali i atij që cilësohet si babai i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi.
Profesori i njohur Boriçi, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nuk kishte mundur të fitojë betejën me COVID-19 dhe humbi jetën në moshën 56-vjeçare