Deputeti i VV-së ngacmon opozitën: A janë ma mirë – Albini është dhjetë hapa para

Prishtinë | 04 Nën 2023 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka ngacmuar opozitën me mëngjes, lidhur me seancën e djeshme ku Kryeministri Albin Kurti raportoi lidhur me takimin e fundit në Bruksel.

Batusha ka thënë se në këtë mëngjes me shi, mendjen e ka te opozita, derisa ka pyetur “Athu a u kfjellen, a janë ma mirë?!”, raporton Express.

Sipas Batushës, opozita e ka kuptuar dje “që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”.

Të ngjashme