Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar për numrin e madh të festave në vend. Sipas tij, është e pakuptimtë që të mos punohet në ditët e javës kur festa është në vikend, raporton Express.
Ai ka thënë se do të merren me këtë mënyrë “të gabuar” të pushimit, por duke mos rëë pre e pazareve të Listës Serbe.
“Më në fund përfundoi ky “vikend” i tejzgjatur. Nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër ku pushohet dyfish. Është e pakuptimtë që mos të punohet në ditët e javës kur festa është në vikend. Njëjtë është edhe pushimi për 9 majin, i njohur si “Dita e Evropës”, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse në vendin tonë është pushim”, ka shkruar Ramadani.