Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar ashpër ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi ky i fundit gjatë debatit me deputetin Mefail Bajqinovci përmendi edhe emrin e Adem Jasharit.
“Është turp që bën hajgare me figurën e Adem Jasharit. Është turp të dalësh e të përmendësh emrin e tij duke menduar se ai është pjesë e humorit. Paramendo çfarë palaço keni mbetur këtu e të flisni”, i është drejtuar Basha zëvendëskryeministrit Selmanaj.
Basha ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë pasi këshilltari i këtij të fundit është kapur me një sasi të lëndëve narkotike.