Deputeti i VV-së sulmon LDK-në për reagimin në Veri: As mish, as peshk

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në lidhje me reagimin për tensionet në Veriun e Kosovës.

LDK-ja e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, kakërkuar nga pushteti që të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për çdo veprim në Veriun e Kosovës.

”LDK tipike si gjithnjë, as mish as peshk. Po ma kona ama nuk po di”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të premten.

Përndryshe sot gjatë tërë ditës ka pasur tensione në Veriun e Kosovës, pasi kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat veriore u penguan nga serbët lokalë për të hyrë në objektet e komunave, që deri para që serbët të dilnin nga institucionet drejtoheshin prej Listës Serbe.

Të ngjashme