Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka bërë të ditur se sot ka takuar deputetin e VV-së, Fatmir Humolli dhe nënkryetarin e BSPK-së, Ali Gashi.
Megjithatë, nuk duket që grevat në sektorin publik, janë ato që kanë bërë bashkë të tre. Të paktën, jo nga ajo që ka lënë të kuptohet Llumnica.
“Takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe ish anëtarët e LKÇK-së”, ka shkruar Llumnica mbi fotografinë e publikuar.