Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka folur pas votimit të parim të Projektligjit për pagën minimale.
Humolli tha për Klan Kosova se u pa rezultati koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe.
Ai theksoi se do ta kundërshtojë fuqishëm.
Fatmir Humolli shtoi se nuk ka qenë anëtar Vetëvendosjes, vetëm ka garuar si kandidat i pavarur në listën e VV-së.
“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qene kandidat i pavarur në listën e VV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”- tha Humolli.
Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin për pagën minimale.
Ky projektligj u kundërshtuar nga ana e veteranëve të luftës për shkak të përjashtimit nga ky projektligj.
Javën e kaluar Organizata e Veteranëve të Luftës protestoi para Kuvendit duke kundërshtuar miratimin e këtij projektligji.
Në ndërkohë OVL e UÇK-së ka paralajmëruar edhe protestë tjetër gjatë këtyre ditëve