Deputeti i VV-së, njëherit anëtar në Komisionin për Integrime Evropiane, Agon Batusha, thotë se deri më tani nuk ka ndryshim të qasjes së BE-së, sa i përket heqjes së masave të tyre ndaj Kosovës.
‘’Nuk ka ndonjë ndryshim të qasjes së BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës’’, thotë ai.
Batusha, shprehet se i konsiderojnë të padrejta masat dhe se të njëjtat duhet të hiqen.
‘’Ne i vlerësojmë të padrejta dhe se ato duhet të hiqen. Sipas informatave deri tash s’ka ndonjë ndryshim. Këto masa janë të padrejta dhe gjitha zotimet tona ne i kemi përmbushë dhe këto masa ish dashur me heq, por kjo më shumë e shpërfaq mos unfiikimin e politikës së jashtme brenda për brenda BE-së, sepse nuk ka unifikim brenda BE-së për heqjen e masave dhe urojmë që BE ti heq sa më shpejtë ato. Ne në vazhdimësi ku do që jemi dhe shkojmë, është temë edhe heqja e masave ndaj Kosovës’’ deklaroi ai per Frontonline
Ai tha se zyrtarë të BE-së ju kanë thënë se është një marrëveshje që duhet shqyrtuar për heqjen e masave, por kjo ka ndodhur prapa dyerve të mbyllura.
‘’Natyrisht se ata kanë thënë se është një marrëveshje dhe duhet të shqyrtojmë por s’mund të jap detaje sepse janë diskutuar në dyer të mbyllura. Nuk mund të shtohen kërkesat ndaj një mase që është marr për një çështje tjetër’’ thekson Batusha.