Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka konfirmuar se në vitin 2021 krah forcave aktuale politike, do të rreshtohet dhe një parti e re e krijuar prej tij dhe deputetëve të rinj të Kuvendit.
Murrizi, sipas Java News, ka thënë se në këtë parti nuk do kandidojë asnjë pa marrë më parë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste.
“Në fakt prej vitesh shqiptarët nuk zgjedhin. Qytetarët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre. Raporti KQZ-së thotë se 56 parti nuk dihet ku janë.
Ata që rrinë në kuvend janë punëtorë të Ramës, Bashës ose LSI-së . Këta lider kanë hallin të jenë në pushtet dhe nuk e kanë merakun e shqiptarëve. 213 mijë vota më 2009 janë ndarë mes PD-së dhe PS-së.
Ka disporpocion me votën, ky është problemi kryesor, por Basha nuk flet kurrë për këtë gjë.
Po ju them sot që në vitin 2021 do të më kenë përballë… Do krijojmë lëvizje të re me grupin e deputetëve të rinj.
Te kjo lëvizje nuk do përfshihet asnjë kandidat pa marrë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste.
Sepse që nga viti 2008 erdhën kriminelë dhe llum në parlament.
Ne kërkojmë barazi. Në fakt, unë kam kopjuar ligjin e propozuar nga Spartak Braho, që e propozoi vetëm për Agron Tufën, ndërsa unë e mbështes për të gjithë në parlament, qeveri, bashki etj.
Ky ligj do të shqyrtohet shumë shpejt”, u shpreh deputeti Myslim Murrizi.