Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën brenda Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdojnë takimet lidhur me organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Zvicër.
Takimi i radhës është mbajtur në Luzern, ku u theksua suksesi i ecurisë për krijimin e nëndegëve të PDK-së në Vouvry, Saint Gallen dhe Bern, si dhe diskutua për angazhimet e radhës në krijimin e nëndegëve të reja dhe përgatitjet për Kuvendin e Degës.
Me këtë rast, në rrjetin social, z. Reçica ka shkruar:
Mbrëmë në Luzern të Zvicrës, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për këtë shtet. Me këtë rast u raportua për krijimin e nëndegëve të PDK-së në Vouvry, Saint Gallen dhe Bern, si dhe diskutua për angazhimet e radhës në krijimin e nëndegëve të reja dhe përgatitjet për Kuvendin e Degës dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Në këtë takim i pranishëm ishte z.Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komunës së Drenasit dhe i Degës së PDK-së në Drenas, i cili foli për situatën aktuale politike në vend, për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe përgëzoi Këshillin për punën e deritanishme.