Deputeti serb propozon që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet në Kosovë

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, njëherësh kryetar i Lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq ka propozuar që seanca konstituive e parlamentit të Serbisë të mbahet në Kosovë.

Ai ka thënë se është çështje marrëveshjeje nëse ajo dtë mbahej në Graçanicë apo në Mitrovicë, por se sipas tij “sigurisht është me rëndësi të madhe që të jetë në Kosovë”, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv..

“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë”.

Ai gjithashtu deklaroi se Parlamenti i Serbisë mund të “refuzojë publikisht” kërkesën e Parlamentit Evropian për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të kërkojë që negociatat e mëtejshme për Kosovën të kthehen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Të ngjashme