Deputeti i Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson, tash e disa ditë është duke qëndruar në Kosovë.
Këtë të shtunë ai bëri homazhe tek varri i presidentit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Jacobsson takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku diskutuan për disa çështje.