Deputeti turk, Kervan: Komuniteti ynë ka dhënë dëshmorë të UÇK-së, shteti i Kosovës një realitet që duhet të pranohet

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Enis Kervan, deputet i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherit kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik që është pjesë e qeverisë Kurti e vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen që kanë deri më tani.


Kervan në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, ndërsa flet për dialogun Kosovë-Serbi, thotë se komuniteti turk e ka mbështetur Kosovën paraluftës, në luftë dhe pas saj.

Ai thotë se si komunitet turk kanë dhënë edhe dëshmorë në luftën e fundit, edhe pse shton se kjo nuk është  përmendur aq shumë.

Kervan thotë se shteti i Kosovës është një realitet që duhet të pranohet.

Ai flet edhe për gjendjen e komunitetit turk, tregon sa i ka prekur pandemia, si dhe për punët që ka bëri si ministër i Zhvillimit Rajonal në kohën e Qeverisë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme