Deputeti ukrainas, Sviatoslav Yurash, tha se ai është i gatshëm që ta kapë armën në Kiev bashkë me bashkëvendësit e tjerë për ta mbrojtur Kievin dhe Ukrainën, siç tha ai, deri në fund.
“Beteja tani është duke ndodhur kudo në Kiev. Dua të them se po dëgjoj shumë të shtëna në rrugë dhe, më besoni, unë nuk jam anëtari i vetëm i Kuvendit që po u bashkohet luftimeve. Dje, po planifikonim dhe po sillnim armë për t’u përpjekur që t’i jepnim armë secilit që dëshiron t’i bashkohet betejës”, tha deputeti ukrainas.
“Dje, patëm një ndodhi në veri të qytetit. I nxorëm jashtë (rusët). Tash është natë. Kur kemi qenë indiferentë, ata po e shfrytëzojnë natën në përpjekje për të befasuar dhe për të kapërcyer gjithçka”, shtoi ai, shkruan Fox News.
“Por, në realitet, ata janë të dërrmuar, sepse Kievi është qytet milionësh – i miliona njerëzve – dhe ata po i luftojnë lotët siç kanë luftuar në 48 orët e fundit. Prandaj, kemi shumë besim, duke e parë realitetin deri më tash, se secili këtu dëshiron që ta mbrojë vendin e vet dhe qytetin e vet deri në fund”, tha më tutje deputeti ukrainas.