Deputeti Uran Ismaili bashkë me gruan dhe vajzën infektohen me Coronavirus

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

Ismaili ka njoftuar se me të kuptuar rezultatin janë vetizoluar.

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.

Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.

Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.

https://www.facebook.com/151662075431695/posts/718854485379115/

Të ngjashme