Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është dënuar sot për mosmbajtje të maskës.
Telegrafi mëson se deputeti Haliti është dënuar sot gjatë kohës sa ishte duke shkuar në Kuvend, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton ministrja Donika Gërvalla.
Telegrafi ka kontaktuar edhe deputetin Haliti, por i njëjti deri tani nuk ka kthyer përgjigje.