Banorët e lagjes “Arbëria” në kryeqytet janë ankuar pasiqë deputetja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka parkuar veturën mes rrugës si dhe ka prishur qetësinë.
Rastin e ka bërë të ditur një nga banorët e kompleksit banesor “Tregtia”, ku gjendet dhe selia e PSD-së.
“Deputeja e Kuvendit të Kosovës nga PSD, Aida Dërguti, bëhet nervoz kur banorët e lagjes i kërkojnë lirimin e rrugës të cilën ajo e kishte bllokuar me makinën e saj. Ajo mesditën e së dielës, duke thyer rregullat e komunikacionit, ka parkuar midis rrugës në lagjen ‘Arbëria’ ku gjendet selia e PSD’së”.
“Ajo ka prishur edhe qetësinë publike duke lënë hapur derën e makinës për të dëgjuar muzikë me volum të lartë, bashkë me aktivistët e saj”, ka shkruar një banor.