Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, do të jetë e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale.
Në njē postim në faqen e saj në Facebook, Kadrijaj ka njoftuar se është kontaktuar nga Specialja.
“Megjithese ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesen do ta marr edhe zyrtarisht per t’u intervistuar gjate muajt shtator!, ka shkruar ajo.
“Nuk jam aspak e merzitur per pasojat ligjore, sepse lufta jane ka qene e paster si loti dhe kjo do te deshmohet prap, por jam e shqetesuar per ftesat e njepasnjeshme te kesaj Gjykate, te cilat per baze kane vetem pretendimet poltike te Serbise dhe ta merr mendja qe po kane edhe pasoja politike, per Kosoven, e cila me fund ka filluar te flase me zerin e vet”.
“Jam e bindur se edhe kjo sfide do te perballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, do te mbetet e shenjte, sic edhe ka qene”, ka theksuar deputetja e Aleancës.
Së fundi, Specialja ka ftuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqin.
Për shkak të kësaj ftese, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.