Deputetja e AAK-së e quan Muratin ministër të dështuar

| 11 Tet 2022 | 13:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur me deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi.

Deputetja e ka quajtur atë ministër të dështuar pas diskutimi të tyre në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi lodhur duke i përmend 20 vjet, i keni gati 20 muaj, jeni ministër i dështuar. Është dashtë të merrni masa më herët dhe të mos paguani punëtorë të cilët nuk kanë shkuar në punë asnjë ditë”, i ka thënë Bytyqi Muratit.

Ministri, paraprakisht, i kishte thënë Bytyqit se këto gjëra i kanë trashëguar për 20 vjet nga partitë e kaluara të cilat e kanë drejtuar vendin.

“Problemet që i keni shkaktuar ju ne i kemi gjetur tani, jemi duke u munduar t’i rregullojmë të gjitha gabimet që i keni bërë ju”, ka thënë Murati.

Të ngjashme