Deputetja e AAK-së ironizon me pagën 7 mijë e 500 euro të Gani Jakupit: A po mundet me e përmbyllë muajin janar?

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi këtë të martë e filloi me një ironi rreth pagës së Gani Jakupit.

“Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? , deklaroi ajo.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi miq

Sot kam nis ditën me një brengë shumë të madhe. Athu a po mund ta përmbyll muajin i nderuari z. Gani Jakupi me pagën e tij ‘’modeste’’ prej 7500 euro në muaj? 🤨

A ka mujtë me i ble gjërat elementare ushqimore? Si do ta përmbyll këtë muaj me këtë pagë simbolike që në vit është një shifër jo më pak se 90 mijë euro? Sigurisht është në hall të madh nga jeta e vështirë që po e bën. 💸

Po besoj që kryeministri ynë është duke e menduar një zgjidhje si t’ia përmirësojë mirëqenien z. Jakupi, sepse sinqerisht ka nevojë për dorën e shtetit. 🤔

Të ngjashme