Deputetja e AAK-së: Kosova sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s

Prishtinë | 11 Mar 2025 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për vizitën e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte që do të vije në Kosovë.

Ajo thotë se duhet parë rezultatet e takimit të liderëve politik me shefin e NATO-s.

”Ti shohim rezultatet pas takimeve të martën në Kosovë. Forcat e NATO-s janë në Kosovë dhe duhet të kemi falënderim për gjithë kontributin që japin në Kosovë’’ thotë ajo.

Sipas saj trupat e NATO-s janë ato që mbrojnë Kosovën.

‘’Janë ata që e mbrojnë dhe përkujdesën për sigurinë e Kosovës’’ tha ajo.

Deputetja e AAK-së thotë se Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.

‘’Fokusi duhet të jetë që Kosova sa më parë të jetë pjesë e NATO-s, sepse me këto zhvillime gjeo-politike dhe gjeo-strategjike, që po ndodhin në botë që të jemi të sigurt’’ deklaroi Time Kadrijaj. FrontOnline

Të ngjashme