Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta jap qëndrimin e qartë nëse do t’i lejojë të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i respektojnë ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën.
“Kemi pas një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e referendumit, edhe atëherë Qeveria ka pas kompetencat, dhe ka kërkuar përkrahjen e deputetëve. Ajo çka duhet të bëjë është ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa për dështimin e mbledhjes së Kryesisë, deputetja e AAK-së, kërkoi që pikat e mbetura nga janari të përfundojnë sa më shpejt.
“Është edhe në debat që ka të bëjë me politikën e jashtme dhe një tjetër për çështjen e sigurisë. Po e shohim edhe gafat që po i bëjnë në politikën e jashtme. Është një moment që duhet ta forcojë subjektivitetin në arenën ndërkombëtare”
“Ne kërkojmë nga kjo shumicë parlamentare që të mobilizohen e të kalojnë pikat e papërfunduara nga muaji janar”.