Deputetja e AAK-së Kadrijaj dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë: I takon VV-së të bëjë zgjidhje

Prishtinë | 12 Maj 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, dorëzoi lëndën në Kushtetuese për votimin e fshehtë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së. E kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

Deputetja Kadrijaj tha se i takon Vetëvendosjes që të bëjë zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar.

“Është detyrë e tyre ta gjejnë zgjidhjen, jo e opozitës. I takon Vetëvendosjes, i takon t’i sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e parlamentit”, tha Kadrijaj.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së e kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të proceduarave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

Të ngjashme