Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka quajtur të dështuar diplomacinë kosovare gjatë vitit 2023. Krasniqi ka thënë se kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e mbyllën vitin pa asnjë arritje në fushën e diplomacisë.
Ajo ka thënë se gjatë këtij viti nuk kishte asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare e nën anën tjetër mungesë të transparencës për dialogun me Serbinë.Krasniqi ka potencuar se i pasojë e keqqeverisjes Kosova këtë vit u përjashtua edhe nga “Defender Europe 23” e me vonë mori edhe disa masa kufizuese nga BE-ja, që bllokuan edhe disa projekte në vlerë prej 295 milionë eurove.
Postimi i plotë:
Diplomaci e dështimit!
Zv/Kryeministri Besnik Bislimi dhe ministjra e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e mbyllen vitin 2023 pa asnjë të arritur në fushën e diplomacisë.
Për rrjedhojë as nuk e mbajtën konferencën e fundivitit, sepse nuk kishin çfarë të prezantonin si arritje, përveç skandaleve dhe abuzimit me paratë e qytetarëve.
Lista e dështimeve është shumë e gjatë:
Asnjë njohje e re për Pavarësinë e Republikës së Kosovës
Asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
Mungesë e transparencës në dialog
Në vend se të punohej në avancimin e vendit dhe fuqizimin e pozicionit në arenën ndërkombëtare, ky pushtet shfrytëzoi terë potencialin shtetëtror për të kënaqur apetitet personale duke abuzuar edhe me paranë publike, si rasti me kontratën e Gani Jakupit, të cilit i ndahen 7500 euro si pagë mujore.
Si pasojë e keqqeverisjes Kosova këtë vit u përjashtua edhe nga nga “Defender Europe 23” e me vonë mori edhe disa masa kufizuese nga BE-ja, ku u bllokuan edhe disa projekte në vlerë prej 295 milionë eurove, para këto që e kanë demtuar mjaftë shumë ekonominë e vendit.
Ndërkohë, sot pash se kryediplomatja ishte në Vushtrri për të bërë fushatë politike, duke
harruar rolin e lobimit për njohje dhe fuqizim të vendit në arenën ndërkombëtare.
Mbrapshtë e kanë nisur e mbrapshtë po e mbyllin. Fatkeqësi për popullin dhe shtetin që e kanë kthyer me dekada mbrapa.