Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka hyrë në “luftë” me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike.
Të fundit sipas Krasniqit po e përjetojnë minatorët e Trepçës, të cilët tash e dy muaj kanë mbetur pa paga.
“Kryeminitrit Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhë në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga”, ka thënë Krasniqi, teksa e ka quajtur Kurtin si shkatërrues.
“Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes. Turp Kryeministër”, ka shkruar Krasniqi.