Deputetja e LDK-së: Pushteti i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë e rritje të punësimit

Prishtinë | 26 Gus 2024 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka reaguar në një listë të publikuar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfëra në Evropë për vitin 2024.

Në një postim në Facebook, Bunjaku-Rexhepi thotë se pushteti i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë, rritje të punësimit e të zhvillimit ekonomik. Sipas tij, kryeministri një gjë të tillë e ka bërë stil të qeverisjes, pra sipas saj propagandën.

Postimi:

Ne që informohemi nga burime të ndryshme, se ky pushtet i Albin Kurtit, për çdo ditë gënjen për heqje të varfërisë, rritje të punësimit, rritje të zhvillimit ekonomik, e ka bërë stil të qeverisjes, vetëm propagandën. Jo rastësisht jemi vendi më i varfër pas Ukrainës, sepse atje bëhet luftë për kohë të gjatë, ndërsa për Kosovën, propagandohet nga ky kryeministër, vetëm lufta e konflikti.Prandaj nuk vijnë investitorët e huaj. Prandaj, jemi më së afërti për varfëri, vetëm me Ukrainën në gjendje lufte.

E tmerrshme!

Të ngjashme