Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se subjektet politike duhet të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për çështjen e Presidentit.
Sipas saj, në këtë rast ka vetëm dy zgjidhje, ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.
“Edhe kryetari i LDK-së edhe kryeministri kanë deklaruar se duhet të mbahet një tryezë për zgjedhjen e Presidentit. Kemi afate kushtetuese dhe nëse nuk e zgjedhim Presidentin atëherë po duhet të shkojmë në zgjedhje. Për mu është e papranueshme papërgjegjësia e liderve politike në Kosovës. Kemi dy rrugë ose të zgjedhim një President në bazë të afteve kushtetuese ose shkojmë në zgjedhje. Por pas zgjedhjeve nuk ka zgjidhje”
Gaxherri është treguar realiste duke thënë se LDK-ja nuk mundet t’i ketë tre pozita edhe kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetaren e Kuvendit.
“Duhet me qenë realist nuk mundet me pas edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe kryetaren e kuvendit sepse ne e kemi propozuar edhe atë”, tha ajo.