Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili Ahmeti, ka thënë se “Lumir Abdixhikut i fle gjumi mbi iluzionin politik”.
Sipas saj, ai sot doli me ligjërata për “jocilësi”, kur në fakt udhëheqësi i LDK-së është shembulli më i qartë i mungesës së guximit.
Postimi i plotë:
Lumir Abdixhikut i fle gjumi mbi iluzionin politik.
Humbës i përhershëm, por sillet e flet sikur është fitues.
Sot na doli me ligjërata për “jocilësi”, kur në fakt udhëheqësi i LDK-së është shembulli më i qartë i mungesës së guximit, punëve konkrete, vizionit dhe rezultateve.
LDK-ja e Lumirit nuk garon për fitore, as për qeverisje, asaj i mjafton një pasqyrë.
Aty i duket vetja e bukur, edhe kur realiteti e tregon krejt ndryshe: një parti e rrezikuar dhe në rënie, me një kryetar që flet për të tjerët, sepse për veten s’ka çka thotë.