Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka deklaruar sot se dorëheqja si veprim moral e përmendur sot nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e shfajëson përgjegjësinë penale që bart ai.
Deliu ka shkruar në Facebook se vdekja e 26 vjeçarit nuk mundet assesi të neglizhohet nga institucionet duke u kaluar me lehtësi.
“Neglizhimi dhe injorimi i pamëshirshëm ndaj gjendjes së tij shëndetësore edhe asaj mendore, e apeluar disa herë nga viktima dhe familjarët e tij, siç e dëshmon babai i viktimës, përbën veprim penal.
Dorëheqja e “menduar’ si veprim moral nuk shfajëson përgjegjësinë penale që bart Ministri i Shëndetësisë dhe shefi i tij”, ka deklaruar ajo.
Sipas deputetes së PDK’së, dorëheqja është më e pakta që mund të ndodhë pas një jete të humbur.
“Tashmë kur Prokuroria Themelore ka konfirmuar nisjen e hetimeve shpresoj se përgjegjësit e kësaj ngjarje të dhimbshme do të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.