Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka shkruar pas zgjedhjes së Selim Selimit të AAK’së, Ministër të Drejtësisë.
Musliu derisa ka publikuar një fotografi me Selimin në Facebook, ka përmendur se Selim Selimi që vjen nga Presheva është votuar dje ministër në qeverinë në krye me Avdullah Hotin.
“Te gjithë vëmendjen dje me dashje e mori Rakiçi, por askush se përmendi qe dje ne Kuvendin e Republikës se Kosovës u votua Ministri i pare nga Presheva”, ka shkruar ajo.
Sipas Musliut, ka ardhur koha për veprime e jo për fjalë.