Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ia ka lëshuar Kurtit në seancën e Kuvendit një incizim me kushtet që Kurti i kishte vendosur për t’iu kthyer dialogut me Serbinë dhe një fjalim të vitit 2011 për “Zajednicën”.
Ajo i ka thënë se po i lëshon deklarata të tillë për t’ia kujtuar kryeministrit Albin Kurti se ku ishte dhe ku është sot.
Musliu-Shoshi e ka pyetur Kurtin nëse e njofti veten në atë incizim.
Sipas Musliu-Shoshit Kurti ua ka humbur 10 vjet popullit, mes tjerash shprehet se i vije mirë që më në fund ai ka kuptuar se nuk ka qare pa i nënshkru këto marrëveshje.
“Kryeministër nuk e di a e njofte veten këtë zë? Këto ishin fjalët tuaja të cilat këtij populli ia kanë humb plot 10 vjet, ia humbe shpresën me jetu në këtë vend, sepse ti e deshte pushtetin më shumë se shtetin e për pushtet i ke dhënë të gjitha”.
“Kanë vdekur njerëz, kanë mbajtë burg, janë zvarritur në rrugë e mbi të gjitha e ke maru një monstrum që sot po të lufton pa mëshirë. Mirë që ke ndryshu kjo është pozitive për ne dhe vendin tonë, mirë që e ke kuptu që çare nuk ki pa i implementu obligimet ndërkombëtare”, ka thënë Musliu-Shoshi.