Deputetja e PDK-së: Konjufca të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve, jo në organizim të protestave

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas përfshirjes në organizimin e protestave të VV-së, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Musliu-Shoshi ka thënë se Konjufca do duhej të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbet jashtë Kosovës për arsye të pandemisë.

Statusi i saj:

Z. Konjufcës, si Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të doja t’ia përkujtoj se përgjegjësitë e tij kushtetuese nuk janë organizimi i provave për protesta, por kujdesi për t’i zhvilluar dhe t’i mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës në raport me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare, të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbetë jashtë Kosovës për arsye të pandemisë e po ashtu t’i promovojë dhe mbroj politikat nacionale dhe ekonomike të Kosovës.

Të ngjashme